botart

Info: Your browser does not accept cookies. To put products into your cart and purchase them you need to enable cookies.
PDFPrintE-mail
BumerangBunkeri i seksit

Bumerang – Udhëtim në botën e tretë të re
View Full-Size Image


Bumerang – Udhëtim në botën e tretë të re

Price per Unit (piece): L800.00

Ask a question about this product

ÇMIMI PROMOCIONAL ËSHTË 400 LEKË

Shkroi: Michael Lewis

Përktheu:Michael Lewis

Faqe: 189

Çmimi: 800 lekë

ISBN: 978- 9928-116-30-7

Viti: 2012

 

Tsunami i kredisë së lirë, që u përhap nëpër planet ndërmjet viteve 2002 dhe 2008, ishte më tepër se një fenomen i thjeshtë financiar: ishte një tundim që iu dha shans shoqërive të zbulojnë aspekte të karakterit të tyre, të cilat ato nuk do të mund t’i përballonin në kushte normale.

Grekët deshën ta kthejnë vendin e tyre në një poçe të madhe shumëngjyrëshe mbushur plot me monedha, ku qytetarët të mund të merrnin parà sa herë që të donin. Gjermanët donin të bëheshin më gjermanë nga sa ishin; irlandezët të mos quheshin më irlandezë. Tipari dallues i librave bestseller të Michael Lewis është të treguarit e historive të rëndësishme dhe komplekse nëpërmjet personazheve aq groteske dhe të pazakonta, saqë duken si të stisura. Duke shfletuar faqet e këtij libri, takojmë një murg të jashtëzakonshëm, i cili e kishte gjetur mënyrën si ta shfrytëzonte kapitalizmin grek, me qëllimin e vetëm që ta shpëtonte manastirin e tij nga falimentimi; një peshkatar që me tri ditë trajnim bëhet tregtar valutash në një bankë islandeze; dhe një ndërtues irlandez, aq të prekur nga falimentimi i biznesit të tij, saqë e përshkon krejt vendin për të sulmuar me ekskavatorin e tij Parlamentin Irlandez. Hetimi nga Lewis i flluskave përtej kufijve të shteteve është aq i shkëlqyer dhe gazmor deri në trishtim, saqë e çon lexuesin amerikan në një vetëkënaqësi rehatuese të tipit: Ah, këta të huajt budallenj! Por kur Lewis kthehet në një vrojtues të pamëshirshëm në Kaliforni dhe në Uashington DC, ne shohim se rrëfenja e këtij libri i ngjason asaj pëlhurës së merimangës që të shkon pas filit, teksa kuptojmë vështirësitë që i presin vendet e zhytura në borxhe e që janë lakmitare të mëdha.





Customer Reviews:

There are yet no reviews for this product.
Please log in to write a review.


You are here: Biznes