botart

Info: Your browser does not accept cookies. To put products into your cart and purchase them you need to enable cookies.
PDFPrintE-mail
Fillo Kodimin!Gabimet politike ne Kosove dhe Shqiperi

Fjalor Këshillimor - Për pastërtinë e gjuhës shqipe
View Full-Size Image


Fjalor Këshillimor - Për pastërtinë e gjuhës shqipe

Price per Unit (piece): L1 500.00

Ask a question about this product

Fjalor Këshillimor Për pastërtinë e gjuhës shqipe

Autor: Shkëlqim Llanaj

Faqe: 500

Çmimi: 1500 lekë

Dy fjalë përcjellëse për Fjalorin këshillimor I dashur përdorues i këtij Fjalori. Në dorën tuaj po bie një vepër që mishëron dhjetë vjet punë nga autori i saj, Shkëlqim Llanaj. Hartuesi i tij nuk është leksikograf i mirëfilltë, por një dashamirës dhe dashurues i fjalës shqipe. Ai, si shumë shqiptarë të tjerë, në fillim të viteve ’90 të shekullit të kaluar, largohet familjarisht si emigrant ekonomik, nga Shqipëria për në Itali. I gjendur në një mjedis italishtfolës, nga kushtet e reja, krejt vetvetishëm, u detyrua që krahas “gjuhës së zemrës”, shqipes, të mësojë e të zotërojë edhe “gjuhën e bukës”, italishten. Duke punuar si mësimdhënës për dhjetëra vjet në dheun amë, sidomos në qytetin e Elbasanit, sheh se gjendja e dygjuhësisë në dhe të huaj, në të cilën gjendeshin shqiptarët, por sidomos fëmijët e të rinjtë, i hyn një pune të mundshme, të stërlodhshme, por tepër-tepër të dobishme: të hartonte një fjalor huazimesh, duke e emërtuar me një titull kuptimplotë Fjalor këshillimor. Si ajo bleta e papërtuar që shkon në miliona lule për të mbledhur nektar për të bërë mjaltë, edhe Shkëlqim Llanaj, fillon të mbledhë me pasion e me durim fjalët që kishin hyrë në shqipe nga gjuhët e tjera, veçanërisht nga italishtja, fillon të skedojë çdo njërën prej tyre, merr të gjithë fjalorët e shqipes që janë në përdorim, shpjegues dhe një numër të madh dygjuhësh, ku shqipja është gjuhë e parë dhe konsultohet pandërprershëm me ta. Dhe orë pas ore, ditë pas dite, muaj pas muaji, vit pas viti harton veprën. Thonë se, nëse do të dënosh dikë me punë të stërmundimshme, vëre të bëjë një fjalor. Edhe zoti Shkëlqim, me vite mbi supe, jo rrallë mendonte të tërhiqej nga puna e nisur. Por njeriu vullnetmbarë, fjalëmenduar e atdhetar e vazhdon procesin hartues, duke u ngritur mbi pengesat e vështirësitë që së shumti ishin gjuhësore e veçan të fushës së leksikografisë.

Dhe e përfundon Fjalorin, të cilin e kemi në duar. Ai është një vepër tepër e nevojshme, në radhë të parë, se tregon se cila fjalët kanë hyrë në shqipe si huazime dhe shqipja i ka bërë pronë të saj, se ndjente nevojë për to, dhe cilat fjalë kanë hyrë si huazime të panevojshme, si fjalë parazitare, që kanë hyrë në shqipe për arsye të ndryshme, por që gjuha jonë nuk kishte nevojë për to, se kishte fjalën e saj.

Së dyti, fjalori, me vlerat që mbart, bën thirrje që mos ta prishim shqipen që na ruajti shqiptarinë në shekuj, mos ta kërcënojmë atë duke futur vend e pavend njësi të tilla që e gjymtojnë sidomos leksikun e saj.

Së treti, fjalori u bën thirrje të rinjve, sidomos atyre që janë vendosur për arsye të ndryshme jashtë Shqipërisë, që të mos harrojnë gjuhën shqipe, gjuhën për të cilën duhet të ndihen krenarë si gjithë të rinjtë e vendeve më të zhvilluara me gjuhët e tyre amtare.

Tani diçka për zërat leksikografikë që janë përfshirë në fjalor, i cili ka një meritë që duhet të nxirret patjetër në pah: pjesa dërrmuese e zërave janë dhënë në çerdhe fjalëformuese, që nënkupton se është dhënë fjala e huazuar, por janë dhënë edhe derivatet e formuara prej saj në shqipe, si Abandonoj (braktis, zhduk, tradhtoj) nga it. abbandonare; si dhe abandonim (braktisje), abandonohem (braktisem, zhdukem etj.) dhe i abandonuar (i braktisur). Këtu vetëm fjala e parë është e huazuar, kurse të tjerat janë kuazihuazime, sepse ato nuk janë huazuar nga italishtja, edhe pse në këtë gjuhë mund të kenë fjalën korresponduese. Njësitë e sapoformuara nuk janë huazime të mirëfillta, ato janë formim i brendshëm i shqipes, por të motivuara morfematikisht dhe semantikisht nga tema e njësisë së huazuar. Kjo ka qenë një punë e lodhshme, por e domosdoshme për përdoruesin, sepse Fjalori këshillon që, nëse një fjalë e huazuar duhet të dalë nga përdorimi, duhet që të dalin edhe fjalët e formuara prej saj, apo nëse fjala e huazuar pranohet në leksikun e shqipes standarde, duke qenë si sinonim i fjalës shqipe, atëherë sinonimia duhet të ndjekë gjithë fjalët e sapoformuara, e gjithmonë duke i dhënë përparësi fjalës shqipe.

Fjalori është jo vetëm një vepër ku gjenden përballë thjesht fjala e huazuar dhe fjala shqipe. Por ai ka natyrën edhe të një fjalori shpjegues, sepse jepen me mijëra ndërtime sintagmore ku shfaqet jeta e fjalës në shqipe apo në gjuhë të huaj, aty shikohen lehtësisht valencat semantike të një fjale me një fjalë tjetër, jepen shumë ndërtime që janë në proces ngurtësimi apo të tjera që janë shndërruar figurativisht dhe janë kthyer në njësi frazeologjike. Si përfundim, mëtimi i z. Shkëlqim Llanaj, për të hartuar një fjalor huazimesh (me karakter këshillimor) është realizuar. Vepra mbart vlera që e bëjnë atë të përdoret dhe të jetë një libër i përhershëm në çantën e një fëmije shkolle, në tavolinën e punës të një gazetari e përkthyesi apo në duart e kujtdo që gjendet në situata ligjërimore ku shqipja duhet të tregojë mundësitë dhe aftësitë e veta dhe ku përballet sidomos me fjalën e huaj.

I uroj librit mirëseardhjen dhe autorit suksese të mëtejshme.

Prof. dr. Valter MEMISHA



Customer Reviews:

There are yet no reviews for this product.
Please log in to write a review.


You are here: Studime