botart

Gjak i Keq

  • PDF

Ky libër është bazuar në qindra intervista të kryera në të cilat kanë marrë pjesë më shumë se 150 vetë, përfshi këtu më shumë se gjashtëdhjetë ish-punonjës të “Theranos”-it. Të gjithë meshkujt dhe femrat që paraqiten si personazhe në narracion kanë emrat e tyre të vërtetë, por disa syresh më kërkuan që identiteti i tyre të mbahej i fshehtë, për shkak se kishin frikën e hakmarrjes nga kompania, ose sepse u frikoheshin investigimeve kriminale nga Departamenti i Drejtësisë të cilat janë ende në proces e sipër, ose sepse thjesht kanë dashur që privatësia e tyre të mos cenohej. Në mënyrë që të pasqyroja faktet sa më pastër të ishte e mundur dhe me sa më shumë detaje, pranova që t’u vendosja këtyre njerëzve pseudonime. Përtej këtyre, gjithçka tjetër që tregoj mbi eksperiencat e tyre janë fakte të vërteta.

Citimet që kam përdorur nga posta elektronike apo dokumente të ndryshme bazohen fjalë për fjalë në dokumentet e vërteta. Citimet e personazheve në dialog janë pasqyruar nga kujtimet e vetë personazheve reale. Disa nga kapitujt bazohen nga regjistrimet që vijnë nga procedurat ligjore, të tilla si dokumente të sekuestruara dhe dëshmi të ndryshme. Këto raste i kam identifikuar si shënime në fund të rrëfimit.

Për shkrimin e këtij libri kam kontaktuar figurat kryesore të sagës së “Theranos”-it dhe u ofrova mundësinë që të komentonin mbi çdo akuzë që është bërë në dëm të tyre. Elizabet Holmesi (Elizabeth Holmes), me të drejtën e saj, nuk pranoi që të ishte bashkëpunuese në këtë projekt për zbulimin e së vërtetës.

You are here: Te rritur Gjak i Keq